Nga Shqipëria / E Premte 16 Shkurt 2018, 12:12

Pas 15 vitesh karrierë, Ledion Liço rrëfen gafën më të madhe që ka bërë gjatë prezantimit

Para dy ditësh ishte edhe 20 vjetori i Top Albania Radio i cila u festua me një festë të madhe nga ana e Top Medias ku ishin të pranishëm shumë personazhe që kanë punuar aty. Një ndër tyre sigurisht ishte edhe moderatori Ledion Liço, i cili asnjëherë nuk ka ngurruar të tregojë se radio ashtu si dhe për shumë të tjerë ka qenë dhe mbetet dashuria e tij e parë. Por në 15 vite punë sigurisht moderator ka bërë edhe gafa të ndryshme gjatë transmetimit.

Këtë gjë ai na i ka treguar së fundmi kur është pyetur gjatë festës së 20 vjetorit të  Top Albania Radio ku dhe është shprehur se: “Kam thënë një fjalë të pisët. Kam qenë me Xhoi Begën në transmetim në Summer Dance dhe kam thënë... Nuk ishte edhe aq fjalë e pisët, por sidoqoftë, nuk thuhet as në radio, as në televizion” – kujton ai me të qeshur.

Por edhe pse s’ka qenë në gjë e madhe pasi fjala që tha nuk ishte dhe aq e pistë ai prapë u ndje keq. “Dhe desh më ra pika, se thashë “Ky është fundi im në radio”” – shton ai pastaj, por qesh edhe këtë here.