Dita e sotme është një ditë e veçantë për presidentin IlIr Meta dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, pasi sot feston ditëlindjen vajza e tyre e vogël Era, e cila mbush plot 13 vjeç.

Dhe sigurisht në këtë 13 vjetor nuk mund të mungonte edhe një urim nga ana e mamasë së saj, Monikës, e cila nëpërmjet një fotoje të postuan në Facebook ajo i ka thënë vajzës së saj të vogël dhe dy fjalë.

Ndër fjalët e shumta që ajo i ka uruar i ka kujtuar që të jetë e lumtur dhe ashtu siç edhe quhet, Era të fryjë e lirë e ti gëzohet jetës së saj.

"Je një Erë e re, që erdhi në jetën tonë plot 13 vjet më parë.? Era e Era Metës në familjen tonë ishte zhurmë, ishte hare, ishte gëzim ishte buzëqeshje, ishte jetë, prandaj Era të uroj të kesh shëndet, të jesh e lumtur, të mësosh dhe mos ndalo. Ashtu siç ke emrin fryj dhe gëzohu me jetën që të ka dhënë Zoti. Kënaqu, lufto, jeto dhe fal dashuri. Të dua Era ime e vogël!", shkruan Monika Kryemadhi.



