Nga Shqipëria / E Enjte 15 Shkurt 2018, 19:07

Shën Valentini luksoz i Adelina Tahirit, milioneri maqedonas e mbush me dhurata shtrenjta

Sigurisht vajzave të showbizit që festuan Shën Valentinin nuk mund ti mungonte edhe këngëtarja Adelina Tahiri që së fundmi edhe është martuar. Ajo ditën e sotme ka zbuluar disa nga dhuratat që bashkëshorti i saj milioneri maqedonas Serjoza Markov i kishte bërë për ditën e të dashuruarve.

Siç duket dhe nga fotot e postuara nga këngëtarja, milioneri e ka llastuar këngëtaren pasi nuk i ka blerë një por disa dhurata të shtrenjta. Përveç buqetës me lule një dhuratë që ka tërhequr vëmendjen ka qenë  një parfum  që siç është shprehur dhe Adelina është i preferuari i  saj.

“E dashurojë këtë parfum, faleminderit dashuria ime”, ka shkruar ajo në foto. Më vonë këngëtarja ka zbuluar edhe darkën romantike që ka ngrënë me partnerin ku shihen dy duart e tyre të kapura.