Nga Shqipëria / E Enjte 15 Shkurt 2018, 18:06

Ilda Bejleri flet për lidhjen me deputetin e PD-së, ja se çfarë është Klevisi për të

Ilda Bejleri prej disa muajsh ka qenë në vëmendje të mediave për shkak se është aluduar se ajo është në një lidhje me deputetin e Partisë Demokratike Klevis Balliu me të cilin u kapën së bashku duke darkuar pas festës së Opinion.

Mirëpo pavarësisht se është aluduar dhe se çifti ka filluar të bashkëjetojë, edhe Ilda edhe Klevis nuk kanë dashur të flasin publikisht për këtë temë.

Së fundmi moderatorja e njohur ka qenë e ftuar tek emisioni ‘Rudina’ ku ka treguar diçka më shumë për projektin e saj më të ri që do të nisisë së shpejti në Digitalb. Ndër të tjera Ilda është pyetur edhe për lidhjen e saj të dashurisë dhe ajo ka rrëfyer se ende nuk ka asgjë konkrete në jetën e saj dashurore.

‘Mbetet për t'u zbuluar. Kam kohë që përflitem, por mendoj se nuk është momenti për të folur për jetën time private, pasi nuk kam asnjë gjë konkrete. Sigurisht që Klevisin e njoh e kam mik, është një shok shumë i miri dhe njëri me shumë vlera. Nuk është momenti për të folur për këtë. ‘ është shprehur moderatorja duke lënë sërisht në pikëpyetje atë që e lidh me deputetin e ri demokrat.