Nga Shqipëria / E Enjte 15 Shkurt 2018, 17:05

Porositi vrasjen e gruas nga xhelozia, dalin audiot e debatit të çiftit dhe biseda me ekzekutorin

Dy vite më parë një ngjarje tragjike ndodhi, ku një grua e cila quhej Suela Sula u gjet e vdekur në mobilerin e cila ishte në pronësi të bashkëshortit të saj Satedit Sula. 2 vjet pas kësaj vdekje të mistershme janë paraqitur në gjykatë 5 regjistrime që vinë nga celulari i Suelës dhe i Satedin Sulës, të cilat kanë nxjerr më shumë të dhëna rreth atij krimi.

Satedin Sula është një nga të dyshuarit për vrasje pasi në audiot e  paraqitura ai dëgjohet duke e akuzuar Suelën për tradhti, e madje dyshon se dhe fëmija i tyre i tretë nuk është i tij.

Në audiot dëgjohet teksa viktima i kërkon të pandehurit divorcin, e madje i thotë atij që të kryej edhe testin e AND-së për të vërtetuar atësinë e fëmijës.

Të gjitha këto biseda ishin regjistruar me celularin e Suelës, teksa të dy ndodheshin në ambientet e mobilerisë. Por në një moment Satedi i merr celularin dhe e fut në xhep pa e ditur që ai po regjistronte.

Celulari ka regjistruar 11 orë ku ndër të tjera është regjistruar edhe një bisedë e Satedinit me një person, Fation Karmesha, i dyshuar si ekzekutori i Suelës. Satedini i ankohet Fationit se gruaja nuk i nënshtrohet dhe ky i fundit i thotë se do ta ndihmojë duke i bërë magji Suelës duke i kërkuar para në këmbim.