Një deklaratë e këngëtares Valbona Mema pak javë më parë ku akuzonte publikisht Artiola Toskën se po i merrte bukën e gojës bëri bujë në të gjitha mediat online. Valbona Mema ka qenë e ftuar në emisionin ‘Një kat më lartë’ ku dhe u shpreh publikisht se marrëdhëniet mes asaj dhe këngëtares së muzikës popullore nuk ishin aspak të mira. Ajo madje rrëfeu se Artiola po e lufton dhe e ftoi këtë të fundit për një përballje publike.

"Artiola Toska është duke më luftuar prej shumë vitesh dhe unë nuk kam hapur gojën. Dua ta bëj publike dhe do ta ftoj që nëse ajo ka diçka me mua, të ma thotë, por jo të ndërhyjë në bukën e fëmijëve të mi. Kam frikë se ajo nuk ka shpirt", u shpreh Valbona.

Pak javë pas kësaj deklarate të gjithë janë kurioz të mësojnë se çfarë ndodhi mes dy këngëtareve. Këtë gjë e ka treguar së fundmi Valbona në një intervistë për emisionin ‘1 kafe me Labin’, ku ajo ka treguar se mes tyre çdo gjë është sqaruar.

"Çdo gjë ka ardhur shumë mirë. I kemi sqaruar çdo gjë. Në një moment tjetër do dalim dhe do sqarojmë edhe opinionin publik. Por gjithsesi ne jemi dy mikesha, dy këngëtare që duhet të përfaqësojmë denjësisht muzikën tradicionale shqiptare", u shpreh Valbona.




