Emina Cunulaj si shumë personazhe të tjerë të njohur postoi dhe ajo një foto për të uruar bashkëshortin e saj për Shën Valentin. Mirëpo kjo foto nuk u prit aspak mirë nga ndjekësit të cilët filluan të sulmojnë modelen e njohur.

Shkaku ishte mënyra sesi ajo kishte pozuar, ku shihesh e përqafuar me bashkëshortin e saj Sam Nazarian dhe ai kishte kapur asaj të pasmet. Prandaj dhe komentuesit nuk janë ndalur duke e kritikuar Eminën për këtë gjë e disa të tjerë madje dhe e kanë sharë për format e saj trupore.

‘Asgjë për të kapur’ ka komentuar njëra prej ndjekëseve, por kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak modeles së njohur, e cila nuk ka nguruar të kundërpërgjigjet duke e lënë komentuesen pa fjalë.

“Paske rënë në hall e shkreta ti se s’po ka çfarë të kapë burri im... Do të isha më e shqetësuar për tëndin dhe çfarë po kap ai dhe lër timin të shijojë prapanicën time të vogël që e dashuron. Tani mirupafshim vajzë... zhduku!”- i ka shkruar modelja komentueses, ndërkohë që në seksionin e komenteve vijon lufta mes ndjekësve që e ofendojnë atë dhe atyre që e mbrojnë.



