Nga Shqipëria / E Enjte 15 Shkurt 2018, 15:03

Rita Ora 'tërbon' Serbët pas postimit që bëri për Kosovën, ja çfarë i shkuan një prej tyre

Pas shumë spekulimeve që thonë se këngëtarja e njohur Rita Ora nuk do të vinte në Kosovë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë, më në fund ajo i ka dhënë fund gjithë fjalëve duke konfirmuar publikisht pjesëmarrjen e saj në koncertin madhështor që do organizohet në Prishtinë.

Rita ka publikuar në adresën e saj në instagram një foto në të cilën shfaqet një bluzë që është dizenjuar me këtë rast. Në përshkrim të fotos ajo ka shkruar: ““Pershendetje te gjitheve! Jam shume e lumtur qe do te jem me ju ne 10 vjetorin e Pavaresise se Kosoves ne Prishtine”, ka shkruar këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram. “Kjo eshte nje bluze te cilen e kam dizejnuar per kete rast dhe shpresoj te mbetet nje kujtim i mire per te gjith ne. Ju dua, Rita.”

Mirëpo kjo gjë mesa duket nuk i ka pëlqyer aspak disa fansave të saj, të cilët janë me origjinë nga Serbia. Njëri prej tyre madje i ka komentuar këngëtares duke i thënë se ajo nuk duhet të harroj që Kosova në të vërtetë është Serbi dhe jo Shqipëri.

“Mos harrove gjë që Kosova nuk është Shqipëri, Kosova është Serbi”, ka shkruar ai ndërkohë që Rita thjesht e ka injoruar duke mos i kthyer përgjigje fare.