Nga Shqipëria / E Enjte 15 Shkurt 2018, 14:02

10 çiftet e showbizit që të gjithë e keni harruar që kanë qenë të lidhur

Po ju sjellim në kujtesën tuaj 10 prej çifteve më të përfolur të Showbizit që e kishim harruar se ishin bashkë. Ndonse fillimisht ata janë shfaqur shumë të dashuruar dhe nën shoqërinë e njëri tjetrit ngado, mund të themi se mbas ndarjes shumica prej tyre e kishin të vështirë të shikonin njëri tjetrin në qoftë edhe në një marrëdhënie shoqërore.

1.Arjon Muca-Viola Spiro

 

Edhe pse kishin një lidhje disa vjeçare dhe shfaqeshin ngado nën shoqërinë e njëri tjetrit, Arjon Muca dhe ish velina e Fiks Fare Viola Spiro i kanë dhënë fund lidhjes së tyre në vitin 2014.

2.Luana Vjollca-Adrian Gaxha

 

Ishin një prej çifteve mjaft të përfolura në opinionin publik, por gjithçka ka përfunduar në vitin 2012. Në fillim e gjitha u duk si thashetheme dhe për një kohë të gjatë pritej që ata të riktheheshin përsëri por secili prej tyre shkoi në rrugën e vet.

3.Stine-Roza Lati

Lidhja e tyre ka zgjatu plot tre vjet, por ka përfunduar në vitin 2008. Ndryshe nga çiftet e tjera të paktën Stine dhe Roza kanë vendosur të mbeten miq. Edhe pse së fundmi Stine është bërë baba.

4.Rozana Radi-Mc Kresha

Ishte një nga ciftet që e kanë pranuar lidhjen e tyre hapur në emisionin “E Djela Shqiptare”në vitin 2011. Ata gjithashtu patën edhe një bashkëpunim së bashku në Këngën Magjike me titull “Jabadabadu”. Por lidhja e tyre zgjati shumë pak.

5.Shpat Kasapi-Afërdita Dreshaj

Në një lidhje të gjatë dhe shumë të dashuruar edhe Shpati me Afërditën i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2013. Sipas thashethemeve thuhet se një shkak mund të ketë qënë edhe foto e publikuar e Afërditës me Leonardo Di Caprion.

6.Tuna-Rildi Reka

Lidhja e tyre ka filluar ne vitin 2010, është kurorëzuar në martesë dhe ka përfunduar mbas një viti. Sipas thashethemeve mendohet se çifti i ka dhënë fund lidhjes për shkak të dyshimeve për një bisesksualitet nga ana e Tunës.

7.Elita Rudi-Bekim Balaj

Në vitin 2016 ata kanë pasur një lidhje që sipas thashethemeve mendohet të mos ketë zgjatur më shumë se7 muaj. Tani Elita Rudi është në një lidhje me reperin Gjiko dhe duket shumë e dashuruar.

8.Zanfina Ismaili-Faton Shoshi

Lidhja e tyre ka filluar në vitin 2009 dhe ka zgjatur për pesë vite. Pavarësisht se lidhja ka përfunduar ata kanë ruajtur një marrëdhënie shoqërore dhe përshëndeten. Tani sipas thashethemeve Fatoni është serisht në një lidhje me Era Istrefin.

9. Rudina Magjistari-Edi Rama

Ata kanë bashkëjetuar plot pesë vjet së bashku. Rudina dhe Edi përjetuan një histori të bukur por që tashmë ka përfunduar. Secili vazhdoi rrugën e vet dhe tani kanë krijuar jetët e tyre përkatëse. Rudina Magjistari është bërë tashmë nënë e një vajze të vogël të quajtur Mia. Edi Rama është martuar me Lindën dhe ka një djalë, Zahon.

10.Franceska Jace- Ermal Merdani

Lidhja e tyre ka filluar në serialin “Big Brodher 5” dhe ka zgjatur 6 muaj. Kjo lidhje ka
marrë fund si rezultat i spekullimeve nga ana e Franceskës për një tradhëti të mundëshme nga ana e Ermalit. Tani secili prej tyre ka vazhduar rrugën e vet.Ermali ka shumë pak kohë që I ka dhënë fund beqarisë dhe ka kurorëzuar lidhjen e tij disa vjecare me Anxhela Agaci në martesë.