Enca padyshim është një nga këngëtaret që gjithmonë merr vëmendjen e mediave, të cila janë shumë kurioze jo vetëm për jetën e saj profesionale, por edhe për atë personale. Por që nga momenti që ajo ka është bërë e njohur jetën e saj personale ka mbajt larg syrit të publikut dhe asnjëherë nuk është përfolur për asnjë lidhje.

Por mesa duket këngëtarja e njohur është në një lidhje dashurie dhe këtë gjë e ka treguar ditën e djeshme kur ka marr një dhuratë për ditën e Shën Valentinit. Ajo ka postuar dhuratën që partneri i ka bërë e madje dhe një dedikim romantik nga ana e tij.

"E dashur, në ditën e Shën Valentinit po shpresoj, ashtu siç shpresoj gjithmonë, që ti do e kuptosh se lumturia që kam, është për shkakun tënd", shkruhet në letër.

Ndërsa Enca e ka shpërndarë një video ku shihet me dhuratat dhe ka shkruar ‘Të dua shumë’. Në disa foto të tjera ajo është shfaqur në Amsterdam ku mendohet se jeton dhe i dashuri i saj.






