Ditën e djeshme disa çifte kanë zgjedhur që Shën Valentinin ta festonin në restorantet që ndodhen në malin e Dajtit por mbrëmja e tyre nuk ka shkuar ashtu siç e kishin parashikuar. Kur kanë dashur të ktheheshin në shtëpi ata nuk kanë mundur pasi makinat e tyre nuk mund të çanin dot rrugën duke qenë se ishin bllokuar nga dëbora që kishte rënë në orët e pasdites.

Bëhet fjalë për 12 persona që kishin zgjedhur Dajtin për të festuar. Mirëpo duke qenë se s’kishin se çfarë të bënin 7 prej tyre janë larguar prej andej nëpërmjet një makine të madhe, ndërsa pjesa tjetër së bashku me dy taksi që i kishin thirrur për t'i nxjerrë nga vendi ku ndodheshin, kanë ngelur në Dajt.

Sipas informacioneve 5 personat kanë ngelur ende të bllokuar prej dëborës.


