Nga Shqipëria / E Enjte 15 Shkurt 2018, 13:01

Dasma që prisnim: Çiljeta dhe Alban Hoxha martohen së shpejti?

Mbrëmjen  e djeshme një çift të moshuarish të cilët ishin njohur në azil u martuan live në emisionin Top Show Magazine nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. (Lexo Këtu) Historia e tyre preku zemrat e mjera shikuesve e madje dhe të të ftuarve të tjerë që ishin të pranishëm.

Pasi ata kryen celebrimin ishte edhe momenti i hedhjes së buqetës nga ana e nuses. Në radhë për ta kapur atë ishin rreshtuar moderatorja Albana Osmani, Rozana Radi, Çiljeta, Soni Malaj, Laura Nezha dhe Mariza Ikonomi.

Por fatlumja ka qenë vetëm njëra. Buqetën e ka kapur këngëtarja Çiljeta, e cila prej kohësh është përfolur për lidhjen e saj me  portierin e ‘Partizanit’ Alban Hoxha. Dhe siç është traditë personi që e kap buqetën së shpejti do të  martohet, ndoshta dhe Çiljeta do të ketë një dasmë në horizont.