Nga Shqipëria / E Enjte 15 Shkurt 2018, 12:12

‘Prisja si fëmijë të më hidhnin ndonjë kockë’, Arbana tregon ç’ka hequr në televizion

Arbana Osmani ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin ‘Top Show Magazine’ ku ka treguar diçka më shumë për emisionin ‘Dua të të bëjë të lumtur’ i cili starton këtë të shtunë.

Ndër të tjera ajo ka rrëfyer edhe fillimet e karrierës së saj, ku përveç se ka treguar se është shumë e lumtur që punon në media, duke qenë se ëndrra e saj më e madhe ka qenë të jetë pjesë e radios dhe televizionit dhe e ndjen veten shumë me fat që bën këtë punë.

“Kam ëndërruar gjithmonë radion, televizionin dhe sigurisht që është fat shumë i madh që mu dha kjo mundësi.”-u shpreh Arbana.

Ajo tani është një nga prezantueset më të rëndësishme të Top Medias dhe një ndër personazhet që ka pasur karrierën më të gjatë aty. Por pavarësisht kësaj Arbana ka rrëfyer më tej se fillimet e karrierës së saj nuk kanë qenë aspak të lehta.

 “Shkon me qejf dhe pastaj kupton se askush nuk të pret ty dhe pret ashtu si fëmijë, të të hedhin ndonjë kockë.”-rrëfeu moderatorja e famshme./Burimi:Anabel.al