Dy ditë më parë një vajzë 21 vjeçare vdiq në urgjencën e Fierit pasi kishte mbërritur me temperature shumë të ulët. Siç janë shprehur edhe familjarët ajo ka marrë thjesht një serum kur ka mbërritur në spital dhe më pas ka ndërruar jetë.
Prej dy ditësh familjare e Xhulieta Gjekës janë duke u kërkuar autoriteteve që të bëjnë kërkimet në spital pasi sipas tyre ajo nuk ka marrë mjekimet e nevojshme dhe kërkojnë që të zbardhet vdekja e saj.

Ata janë shprehur se mjekët e kanë neglizhuar gjendjen e saj duke thënë se ajo ishte thjesht e sëmur nga viroza e stinës.
Pilo Gjeka, gjyshi i vajzës së re mes lotësh tregon se në urgjencë thjesht i është bërë një serum dhe pas kësaj e kanë përcjellë për në banesë.
Ndërkohë që vajza ankohej se ishte e sëmurë dhe kërkonte ndihmë, askush nuk ka bërë asgjë për të dhe kjo është pasuar me fundin fatal.

“E kam çuar çupën në orën 3 në spital pasi u ftoh në trup, nga 37 i shkoi në 35 temperatura e më pas në 33,5. Ata ia matën me termometër që s’punonte, e nxorën 36, 5. Unë bërtisja doktoreshë çupa nuk është mirë, po më ftohet. Por na tha se është thjesht virozë e stinës, nuk ka asgjë. Këtu gabuam ne si prindër, ata na nisën dhe ne ikëm e në shtëpi. Si nuk më solli njëri një barelë, bërtisja o maskarenj, çupa më iku në kraharor, në duart e mia, më bëri hatanë. Shëndetësia ma mori në qafë çupën", është shprehur ai.
Ndërsa Nevila Shuka drejtoresh e spitalit rajonal të Fierit është shprehur se po presin që të dal autopsia për të sqaruar këtë rast.

