Eni Koçi dhe Genc Prevlukaj janë një nga çiftet që edhe pse nuk e pranojnë publikisht lidhjen e tyre janë përherë e më shumë në vëmendje të mediave. Ata janë kapur shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe me postimet e ndryshme duket qartë që dy artistët janë diçka më shumë sesa miq.

Ditën e sotme ata madje mesa duket do ta festojnë Shën Valentinin së bashku dhe këtë gjë e ka treguar vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në instastory, ku shfaqet rrugës për në Prishtinë aty ku jeton këngëtari.

Deri tani këngëtarja s’ka treguar ende se çfarë mund ti ketë dhuruar Genci për ditën e të dashuruarve.

Ndërkohë ajo përpara disa ditësh pranoi publikisht se është e dashuruar, nëpërmjet një postimi ku shkruante ‘E dehur nga dashuria’./Burimi:Xing.al




