
Edhe pse Shën Valentini është një ditë e veçantë për të dashuruarit nëse mendoni të martoheni në këtë ditë bëni mirë ta mendoni edhe një herë, pasi sipas studimeve të fundit çiftet që lidhin dashurinë e tyre në 14 shkurt kanë më shumë gjasa të divorcohen.
Në një studim të kryer nga ‘’University of Melbourne” në Australi, çiftet që zgjedhin të martohen në këtë ditë, kanë më shumë gjasa të ndahen në krahasim me ata që zgjedhin data të tjera. Në studimin e botuar në revistën ‘’Journal of Population Economics’’ u analizua ecuria e 1.1 milionë martesave në Holandë. Rezultatet përfundimtare treguan se 6% e martesave të lidhura më 14 shkurt, pikërisht në ditën e Shën Valentinit kishin përfunduar në divorc në harkun e tre viteve. Sakaq mesatarja e divorceve pas vitit të tretë të martesës të çifteve të martuar në data të tjera ishte në nivelin 4%.
Në bazë të analizës që u krye u gjet edhe shkaku se përse këto çifte ndaheshin në krahasim me personat e tjerë që nuk zgjidhnin këtë datë. Sipas humultuesve dështimi i këtyre martesave vinte sepse: çiftet e martuar në këtë ditë kishin më shumë mundësi të kishin jetuar së bashku për të paktën një vit, përpara se të vendosnin për t’u martuar. “Ideja për t’u martuar në një datë të caktuar mund të çojë në vendime te pamatura, pa e konsumuar mirë marrëdhënien dhe problemet që sjell ajo, thuhet në këtë studim. Kjo gjë e bën edhe me vulnerabël bashkëjetesën në ardhmen”, -shpjegojnë kërkuesit./Burimi:Living.al