Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Shkurt 2018, 18:06

Ribashkohet Era dhe Faton Shoshi? Ky është detaji që e nxori zbuluar çiftin e njohur

Prej disa muajsh një nga temat më të diskutuara në mediat online ka qenë ndarja e bujshme mes Era Istrefit dhe menaxherit Faton Shoshi. Ata e pranuan publikisht që i kishin shkëputur të gjitha marrëdhëniet e tyre personale dhe profesionale.

Mirëpo ditën e djeshme u përfol se dyshja ishte parë duke darkuar në një restorant në Prishtinë dhe sipas burimeve thuhej se ata ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin, gjë që bëri që të gjithë të dyshonin se mes tyre gjërat po fillojnë të rregullohen.

Gjithashtu ditën e sotme një tjetër veprim ka tërhequr vëmendjen e mediave. Sipas ‘Prive’ këngëtarja e njohur Era Istrefi ka nisur të ndjek përsëri ish-in e saj në Instagram, duke vërtetuar në këtë mënyrë se marrëdhënia e tyre ka filluar të jetë përsëri mirë, duke qenë se dyshja para disa kohësh u përfol se nuk kishte asnjë komunikim me njëri-tjetrin.