Damiano Agalliu ka qenë pa dyshim një nga personazhet më të komentuar të edicionit të kaluar të Big Brother. Edhe pse rrugëtimi i tij ishte i shkurtër ai arriti të fitojë simpatinë e publikut dhe pas daljes nga loja vazhdojë të ishte për shumë gjatë i përfolur për shkak të debateve virtuale që ai krijonte me ish banorët e tjerë.

Mirëpo interes të madh ka pasur edhe jeta e tij personale, për të cilën Damiano kurrë nuk ka folur hapur. Ai nuk ka qenë i përfolur për asnjë lidhje deri tani, por mesa duket ai do e festojë Shën Valentinin, jo me një por me katër të dashura.

Ish banori ka postuar pak më parë një foto ku zbulon se ka katër të dashura, të cilave u ka çuar të njëjtin mesazh. "Zemër gëzuar Shën Valentinin. Të kam gjënë më të çmuar në jetë. Të dua vetëm ty”, shkruan Damiano në mesazhin e tij që ja ka treguar Dashnores 1, Dashnores 2, Dashnores 3 dhe 4.




