Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Shkurt 2018, 15:03

U tha se u nda, por Françeska Jaçe sapo zbuloi padashje se është në një lidhje të re

Prej kohësh është përfolur në media se ish banorja e Big Brother dhe modelja e njohur Françeska Jaçe i kishte dhënë fund lidhje së saj me djalin e një biznesmeni, që quhet Andi Geci.

Ka më shumë se një vit që përflitet se mes dyshes ka një lidhje e cila edhe pse nuk është pranuar publikisht nga ana e tyre, fotot ku ata janë kapur në momente të ndryshme vërtetojnë se mes tyre kishte një lidhje dashurie.

Mirëpo përpara disa javësh qarkulloi lajmi se ata i kishin dhënë fund marrëdhënies, pasi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram. Ashtu si dhe për lidhjen, Françeska zgjodhi që mos të prononcohesh për këto lajme.

Ajo prej disa ditësh është larguar me pushime në Puanta Cana dhe mesa duket ajo aty do të festojë edhe Shën Valentinin, të paktën kështu ka treguar me postimet që ka bërë në isntastory. Bukuroshja ka postuar pak më herët një tufë të madhe me trëndafila dhe përmbi të ka shkruar: “Gëzuar Shën Valentini”.

Mos vallë Françeskan ka filluar një lidhje të re? Apo ajo dhe Andi kurrë nuk janë ndarë?/Burimi:Xing.al.