Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Shkurt 2018, 15:03

Shën Valentini special i Eno Popit, moderatori pozon për herë të parë me partneren shtatzënë

Eno Popi prej shumë vitesh është në një lidhje me një vajzë emri i të cilës është Atena Pali, lidhje të cilën ai përherë e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut, pasi si gjithmonë ai është tepër i rezervuar për jetën e tij private. Mirëpo para disa muajsh ai ndau lajmin e bukur se do të bëhet baba për herë të parë me një vajzë.

Së fundmi moderatori i njohur ka dhënë dhe një intervistë për revistën ‘Class’ ku ka rrëfyer ndjesitë që ai përjetoi në momentin që mori vesh se do të bëhesh baba, dhe ka treguar diçka më shumë për këto muaj special. Në fund të intervistës madje janë publikuar edhe disa foto ku shihet çifti i dashuruar dhe barku i rrumbullakosur i Atenës.

“Ndodhi komplet ndryshe nga 1001 mënyra që kisha në kokë, që nëse një ditë do më vinte ky lajm, sesi do e përjetonim. Në kokë kisha tjetër ide komplet. Ka qenë ditë me shi, në ato muajt e parë të rikthimit në punë pas sezonit veror. Atena më merr dhe më thotë vetëm shih pak telefonin, ku më kishte nisur fotot e një testi paraprak. Pasi i pashë, befas pata një hutim, por edhe gëzim dhe një trembje po aq nga pasiguria asaj që po shihja. Analizat e mëvonshme na vërtetuan gjithçka dhe aty filluan mijëra mendime në kokë. Që nga sa gati jemi deri se si do ndryshojë rrjedha jonë e jetës tashmë. Por, dhe ne si të gjithë. Më shumë dashuri dhe sakrificë.”-ka rrëfyer Popi në intervistë, për të treguar më tej se të dy ata prisnin që të bëheshin me një djalë, por tashmë janë shumë të lumtur e të bekuar për këto ndjesi që po përjetojnë.