Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha që kur e kanë bërë publike lidhjen e tyre janë bërë një nga çiftet më të komentuara në showbizin shqiptar. Publiku dhe mediat janë përherë kurioz mbi jetën e tyre dhe përherë tërheqin vëmendjen e tyre.

Dita e sotme ka nisur në një mënyrë shumë romantike për fashion blogeren e njohur. Ajo që në mëngjes ka marr dhuratën e saj për ditën e të dashuruarve.

Shkëlzeni e ka surpizuar atë me një dhuratë që Armina nuk ka ngurruar ta tregojë për të gjithë ndjekësit e saj.

Ajo ka postuar një foto nga shtrati ku shihet një kuti bizhuterish dhe një zarf që me siguri do ketë ndonjë dedikim romantik. Në përshkrim të fotos ajo ka shkruar : “Gëzuar Shën Valentinin nga shtrati im.”




