Si gjithë personazhet e tjerë edhe Fiori Dardha nuk mund të mungonte pa bërë një dedikim për dashurinë e saj të jetës. Për bashkëshortin me të cilin ajo si rrallë herë ka postuar edhe një foto ku shihen shumë të dashuruar.

Ndryshe nga të tjerët ajo në urimin e saj ka bërë edhe pak humor. Pasi ka postuar foton në përshkrim të saj ka shkruar: “"Me la 10 mije leke (te vjetra) mbi tavoline. "Merri! Prishi te gjitha" - me tha. Gezuar! P.S: diçitura është për humor. Dashuria e vërtetë nuk ka nevojë as për 10 mijë, as për 100 mijë, as për 1 milion dhe as per 10 milion lekë të vjetra. Duhen më shumë!", shkruan Fiori dhe në fund ka theksuar për portalet se është thjesht shaka.





