Dita e sotme i ka bërë të gjithë vipat pak më shumë romantik se zakonisht dhe shumica prej tyre kanë bërë dedikimet speciale për njerëzit e zemrës. Mirëpo trashëgimtarja e Top Medias Lori Hoxha nëpërmjet një postimi ka kujtuar dashurinë e saj të parë.

Dhe shumica prej jush do mendoni se po flasim për Vis Bajraktarin, por jo ajo këtë ditë nuk ka bërë asnjë dedikim Visit, për të cilin prej kohësh përflitet për një lidhje, por Top Albania Radios që ditën e sotme mbush plot 20 vjet që nga krijimi i saj.

Lori ka postuar një foto të vjetër kur ajo ka qenë shumë e vogël dhe shihet në ambientet e radios së njohur dhe në vesh ka kufjet. Në përshkrim të fotos ajo ka shkruar: “Dashuria e parë nuk harrohet”.




