Arbana Osmani është padyshim një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo ka vite që me emisionet e saj ka arritur të marri vëmendjen e të gjithë publikut. Jeta e saj gjithmonë përbën interes dhe është përherë e komentuar nga ana e mediave si për profesionin dhe për jetën personale por edhe për pamjen.

Moderatorja e njohur ditën e sotme ka zbuluar se cilit prind i ngjanë më shumë. Ajo ka uruar nënë e saj ditën e sotme pasi feston ditëlindjen dhe në një foto të postuan në Instastory i ka lënë të gjithë të habitur me ngjashmërinë e jashtëzakonshme që ka mes tyre.

“Gëzuar ditëlindjen zemra ime”, shkruan Arbana në foton e postuar, duke na prezantuar në këtë mënyrë dhe me nënë e saj që të themi të drejtën ngjajnë si dy pika uji.



