Ditën e djeshme një foto e postuar nga ana e moderatores Marina Vjollca ku ajo shfaqësh së bashku me bashkëshortin Getoar Selimi në pushimet e tyre në Zvicër, u bë lajm në mediat online pasi në përshkrim të saj Marina kishte shkruar “Me bishën time” duke e bërë Luanën ti kërkoj publikisht llogari së motrës se kush është bisha për të.

“Tani zgjidh kush e ka emrin bisha”, i komenton Luana dhe Marina nga ana tjetër ja kthen “Zyshe ca ke? Ti je bisha e femrave”.

Por edhe pse Getoari nuk ka dashur të ndërhy në këtë ‘sherr’ virtual mes motrave, ka qenë Krenar Çoçaj ai i cili ka lënë komentin e tij duke komplimentuar Getoarin dhe Marinën, por edhe fotografen që është Luana.

“Çfarë fotoje, profesionale”, shkruan Krenari. Dhe Marina ja kthen: “Thuaj shyqyr që pozuam neve bukur se ndryshe.”




