Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Shkurt 2018, 12:12

Urimi special i Amit për Shën Valentinin, moderatorja e nisë ditën me një ‘Më fal’

Dita e sotme është një ditë e veçantë  për të gjithë të dashuruarit. 14 shkurti shënon edhe ditën e Shën Valentinit, ku të gjithë të dashuruarit festojnë dhe sigurisht kësaj feste nuk mund ti mungonin edhe urimet e personazheve të njohur të showbizit.

Shumë prej tyre kanë uruar të gjithë të dashuruarit për këtë ditë special. Një ndër tyre është edhe prezantuesja e njohur Amarda Toska e cila ka zgjedhur një mënyrë  ndryshe për të bërë urimin e saj.

Ajo ka postuar një nga këngët më të reja të Elvana Gjatës ‘Më fal’ që këndoi në recitalin e saj dhe në përshkrim të videos ka  shkruar: “ Gëzuar me këtë këngë sot! E preferuara ime”.

Ndërkohë dihet që Ami është në pritje të fëmijës së dytë, që është një vajzë dhe pritet që shumë shpejt të vij në jetë.