Pas ndarjes nga Olsi, Fjorentina e Big Brother ka qenë një nga ish konkurrentet që ka pasur vëmendjen e të gjitha mediave. Ajo shpesh bëhet pjesë e lajmeve të ndryshme për shkak të postimeve që bën. Mirëpo pas një serë psotimesh, ku ajo nxirrte foto duke kapur duart ose të çifteve të ndryshme u aludua se ish banorja ishte në një lidhje. Megjithatë ajo nuk ka pranuar asgjë duke mohuar se po përjeton një lidhje dashurie.

Mesa duket sekretin e Fjorentinës e ka nxjerr së fundmi Marina Fara, vajza e Eli Farës e cila është edhe mikesh me të.

Ajo ka postuar një foto ku shihet së bashku me Fjorentinën dhe menaxhxerin Xhani Demika dhe ish banorja shihet e ulur në prehrin e tij dhe madje kanë kapur edhe duart bashkë.

Ka mjaftuar kjo që të gjithë të fillojnë të aludojnë se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi, pasi dyshja është parë edhe herë të tjera nën shoqërinë e njëri-tjetrit.



