Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë padyshim një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe ata shpesh bëhen pjesë e mediave online për shkak të jetës së tyre.

Siç dihet Besi dhe Xhensila i dha fund beqarisë verën që lamë pas në një dasmë madhështore që mblodhi të gjithë vipat dhe të afërmit e çiftit. Ajo dasmë ishte një nga më të përfolurat e muajve që kaluan.

Së fundmi u aludua se këngëtarja e njohur ishte në pritje të fëmijës së parë, por një gjë e tillë u përgënjeshtrua menjëherë nga ana e dyshes. Dhe fill pas këtyre lajmeve Besi dhe Xhensila vendosën që të largoheshin nga kryeqyteti duken nisur disa pushime në ishullin e njohur grek Santorini.

Udhëtimi i tyre përkon edhe me festën e të dashuruarve që është nesër në datën 14 dhe mesa duket çifti do ta festojë Shën Valentinin e tyre të parë si të martuar në këtë ishull përrallor.

Ata kanë realizuar edhe shumë foto ku shihen shumë të lumtur dhe në sfond dallohet qartë pamja relaksuese që vetëm Sanorini mund të të ofrojë.



