Nga Shqipëria / E Martë 13 Shkurt 2018, 18:06

Sara bën krahasimin emocionues mes London dhe Dritan Hoxhës, postimi i saj do t’ju prek zemrat

Top Albania Radio ditën e nesërme do të festojë 20 vjetorin e krijimit të tij dhe këtë gjë e ka kujtuar së fundmi edhe një nga trashëgimtaret e Top Medias, Sara Hoxha, e cila nëpërmjet postimit të saj i ka emocionuar të gjithë ndjekësit.

Ajo ka bërë një krahasim shumë të bukur mes viteve kur Dritan Hoxha babai i saj kishte nisur ëndrrën e tij në Top Albania Radio dhe djalit të saj London që edhe pse ende i vogël shihet nëpër korridoret e radios së njohur.

Sara ka postuar një foto ku shfaqet London në ambientet e ‘Top Albania Radio’ dhe përkrah fotos ka shkruar: “Kur ishim fëmijë unë dhe Lori shikonim sesi babai jonë ndiqte ëndrrat e tij në Top Albania Radio. 20 vjet më vonë London është duke bërë të njëjtën gjë si ne,” duke prekur kështu shumë nga fansat e saj.