Nga Shqipëria / E Martë 13 Shkurt 2018, 17:05

Luana nuk di të ndalet! Pas ‘Shiko kush luan’ moderatorja lajmëron projektin e ri

Padyshim që ky sezon televiziv ka qenë shumë i suksesshëm për moderatoren e njohur Luana Vjollca e cila me emisionin e saj ‘Shiko kush Luan’ arriti që të mbante të mbërthyer publikun përpara ekranit. Por përveç prezantimit siç dihet Luana ka edhe një pasion tjetër këngën, të cilën ajo nga angazhimi i tepërt që ka pasur në emisionin ku është dhe autore e ka lënë pas dore.

Por mesa duket moderatorja pas mbarimit të ‘Shiko kush luan’ nuk do të bëjë aspak pauzë sepse shumë shpejt ajo do të vij me një projekt të ri muzikor. Të paktën këtë ka lënë të nënkuptohet në postimin e fundit që ka bërë në instastory ku ka publikuar të gjitha këngët e saj.

Ajo ka publikuar foton e kanalit të saj në Youtube dhe mbi të ka shkruar :”Gjëra të reja” duke lajmëruar kështu se shumë shpejt do të sjellë një këngë të re. Kujtojmë që kënga e saj ‘Benzina’ numëron plot  2,629,333 klikime./ Burimi:Xing.al