Që pas fitores së tij në Sanremo këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta ka qenë përherë e më shumë në vëmendje të mediave dhe kjo pas lajmeve të fundit të cilat kanë qarkulluar ku thuhet se Ermali i ishte drejtuar babait të tij me fjalën ‘bastard’ dhe e kishte akuzuar atë për dhunë.

Por mesa duket një gjë e tillë nuk është e vërtet pasi, babai i këngëtarit Gëzim Meta e ka shprehur publikisht krenarin e madhe që ndjen për djalin e tij, e madje dhe mbështetjen e madhe që ka për të.

Ai ka postuar vazhdimisht në adresën e tij foto nga fitorja e Ermalit në Sanremo dhe ka marr shumë komente që e përgëzojnë atë. Gjithashtu edhe këngëtari më herët bëri një replikë për mediat shqiptare, duke u kërkuar që të mos trillonin mbi historinë e tij të jetës, pasi ai nuk kishte thënë asnjëherë që babai i tij e kishte dhunuar./ Burimi:Gazeta Express.




