Nga Shqipëria / E Martë 13 Shkurt 2018, 16:04

Pas Baftjarit vjen ‘Çohu kërceni’ nga Bes Kallaku dhe Ylli Baka

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku dhe këngëtari i muzikës popullore Ylli Baka pas suksesit të madh që pati kënga e tyre ‘Baftjari’ kanë vendosur që mos të ndalen me aq dhe ditën e sotme i kanë surprizuar të gjithë fansat e tyre me këngën më të re.

Pak minuta më parë ata kanë publikuar  bashkëpunimin e tyre të radhës që mbanë titullin ‘Çohu kërceni’, një këngë kjo që flet për kërcimin dhe rëndësinë e tij në jetën e njerëzve e sidomos të shqiptarëve.Gjithashtu në këngë përmendet edhe një nga traditat që çdo shqiptar e ka, atë që të paguaj ai i pari gjithmonë.

Kënga është e zhanrit popullor dhe sigurisht teksti i kënduar nga ana e dy artistëve ndërthuret në mënyrë perfekte. “Një traditë ka shqiptari, kush të paguajë i pari”, shkruan Besi në postimin e tij. Bashkëpunimi është pritur mjaft mirë nga ana e ndjekësve dhe me shumë siguri ashtu si ‘Baftjari’ shumë shpejt do të kthehet në një hit.

Ndiqni Videon: