Nga Shqipëria / E Martë 13 Shkurt 2018, 16:04

Enca provokon me klipin e ri, e veshur vetëm me reçipeta i ka lënë të gjithë pafjalë

Enca prej kohësh ka lajmëruar se shumë shpejt do të publikojë këngën e saj më të re, e cila do të quhet ‘Dua’. Mirëpo edhe pse ende nuk e ka bërë publike datën që do e lançojë, këngëtarja e njohur herë pas here poston foto të ndryshme të look-ut që do përdori në klipin e këngës.

Së fundmi mesa duket xhirimet e videoklipit janë drejt përfundimit dhe ajo ka treguar nëpërmjet disa postimeve sesi do të duket në njërën prej pjesëve.

Enca si gjithmonë i ka lënë pa fjalë ndjekësit e saj me pamjen e zgjedhur, ku shihet si përherë shumë provokuese. Këngëtarja ka postuar një seri fotosh dhe videosh ku shfaqet e veshur vetëm me reçipeta, një xhaketë xhins dhe një make-up shumë ekstravagant.

Pas këtyre pamjeve me shumë siguri  fansat e saj mezi po e presin këngën ‘Dua’. Kujtojmë se kënga e fundit e këngëtares ka qenë ‘Ciao’ që u kthye në një hit gjatë muajve të verës.