Kuriozitete / E Martë 13 Shkurt 2018, 15:03

Testi që po bën xhiron e internetit: Kafsha e parë që shihni në foto zbulon personalitetin tuaj të fshehur

Carl Jung ka përdorur testet me figura si një detektor gënjeshtrash në shekullin e 20-të, sepse ata kërkojnë një reagim të menjëhershëm dhe nuk u japin subjekteve mundësinë të mendojnë për atë që shohin. Tani do të përpiqemi të marrim disa informacione nga mendja dhe  nënndërgjegjja juaj, e cila në jetën e zakonshme, si rregull, është e fshehur edhe nga vetja. Sot ju prezantojmë  një test me disa kafshë i cili do zbulojë shumë anë të karakterit tuaj që nuk i keni ditur më parë. Vështroni figurën dhe më pas lexoni shpjegimin e kafshës së parë që keni parë.

Macja

 

Kjo zgjedhje tregon mungesën e vullnetit tuaj për të filluar javën tuaj të punës, dëshirën tuaj për një pushim dhe dëshirën për të afruar kohën tuaj të pushimit ose edhe fundin e ditës së punës, sepse ju doni që më në fund të vini në shtëpi, të uleni në një kolltukë komode dhe të lexoni librin tuaj të preferuar ose të shikoni emisionin tuaj të preferuar.

Qeni

Ju gjithmonë e ndjeni mbështetjen e miqve dhe me ndihmën e tyre , ju jeni gati për të zgjidhur çdo problem që mund t’ju ndodh. Shpirti juaj luftarak është një gjë e mirë. Por duhet që përherë ta shikoni problemin që keni në dy këndvështrime duke u menduar mirë përpara se të veproni se ndonjëherë mbase nuk jeni në gjendje ta zgjidhni. Në fund të fundit, njerëzit rreth jush mund të ndryshojnë planet e tyre dhe ju e harroni vazhdimisht këtë gjë.

Luani

Ju jeni të papërmbajtshëm! Ju a kanë thënë shpesh këtë gjë apo jo? A është kjo për shkak të modelit tuaj të ri të flokëve? Megjithatë, as nuk duhet të ndryshoni pamjen tuaj për të rënë në sy. Ka diçka tek ju që i tërheq njerëzit dhe kjo diçka shkakton respekt dhe admirim, por edhe zili. Por mos i gjykoni ato rreptësishtë, sepse në të vërtetë ndonjëherë ju silleni pak arrogant. Mundohuni t'i trajtoni të tjerët si të barabartë dhe jo në mënyrën si po i trajtoni tani.

Kali

Për momentin, diçka ju kufizon lirinë tuaj. Ndoshta ju po mendoni për shefin tuaj i cili është duke thirrur: "Pushime! Dua një pushim! "Qetësohem. Gjithkush dëshiron një pushim. Por tani është e nevojshme që të mbani qetësi dhe të tregoni qëndrueshmëri dhe efikasitet tuaj në gjithçka.

Mjelm

Ju jeni të dashuruar. Kjo është arsyeja pse çdo gjë rreth jush ju duket e mrekullueshme. Është një periudhë e bukur për ju por duhet të  përpiqeni  ta zgjeroni atë, nëse jo për disa muaj, së paku derisa të merrni pagën tuaj.

Pinguin

Si keni arritur ta shihni atë? Shikoni përsëri - nuk ka pinguin. A e shihni akoma? Fajësoni imagjinatën tuaj të pasur që mrekullon miqtë tuaj dhe I bënë konfuzë njerëzit që sapo keni takuar.