Jona Kalemaj është një nga finalistet e ‘Big Brother 7’ e cila edhe pse shumë pranë fitores nuk arriti dot të rrëmbente çmimin e madh. Jona ka qenë ditën e djeshme e ftuar në ‘Pasdite në Top Channel’ ku ka rrëfyer sesi reality show i njohur i ndryshoi jetën dhe sesi ajo u njoh me bashkëshortin e saj fal Big Brother.

Siç është shprehur edhe Jona aventurën e saj në Big Brother ajo e përshkruan si diçka shumë të bukur që me shumë siguri do e përsëriste, pasi nuk është penduar për asgjë nga ato që ka bërë.

Ish banorja ndryshe nga shumë banorë që i janë rikthyer jetës së tyre edhe pas 7 vitesh ajo vazhdon ende të tërheq vëmendjen e publikut dhe të mediave. Ditën e djeshme ndër të tjera ajo ka rrëfyer edhe historinë e veçantë të njohjes me bashkëshortin, me të cilin ka edhe dy vajza.

Siç ka rrëfyer Jona, bashkëshorti i saj ishte fansi më i madh i ish banores gjatë lojës së saj. Ai ishte kushëriri i Matildës dhe Fatjonit një prej çifteve konkurrente të atij edicioni dhe pas mbarimit të lojës çifti ja ka prezantuar kushëririn Jonës dhe që nga ajo ditë ata vazhduan të frekuentoheshin vazhdimisht deri sa krijuan lidhjen e tyre. Tashmë ata janë prindër të dy vajzave Ejsi dhe Santa që erdhi në jetë para 3 muajsh.




