Nga Shqipëria / E Martë 13 Shkurt 2018, 14:02

Marina shpenzon shumën marramendëse për një këmishë të thjesht dhe ne na iku truri

Tashmë dihet se Marina Vjollca dhe Getoari janë një nga çiftet që shumë herë lakohen për stilin e tyre të jetesës dhe veshjet e shtrenjta. Ashtu si reperi i njohur që këmishat me çmime pak të 'kripura' i ka shumë qejf, mesa duket së fundmi edhe bashkëshortja e tij Marina Vjollca ka filluar ti përdor shumë këmishat, çmimi i të cilave të lë gojë hapur.

Së fundmi moderatorja dhe reperi janë duke shijuar disa pushime dimërore në Zvicër dhe sigurisht këto moment Marina i ka ndarë edhe me ndjekësit e saj. Mbrëmjen e djeshme ajo ka postuar një foto ku shihet e veshur me një këmishë rozë që në pamje të parë duket shumë e thjesht, por me një hulumtim të vogël çmimi i saj është marramendës.

Sipas Iconasyle.al kjo këmishë është e markës së njohur Tom Ford dhe çmimi i saj shkon 815 euro.