Nga Shqipëria / E Martë 13 Shkurt 2018, 13:01

U nda nga Luana por Krenar Çoçaj akuzohet për tentativë vrasje

Prej kohësh tashmë dihet se Luana Vjollca është në lidhje me biznesmenin Kosovar Krenar Çoçaj  i cili gjithashtu është shumë i përfolur jo vetëm për historinë e dashurisë që ka me moderatoren e njohur, po edhe për sherrin famëkeq që ai dhe reperi Ledri kanë pasur përpara disa vitesh për shkak të Dafina Zeqirit, me të cilën që të dy djemtë kanë qenë të lidhur. Kjo çështje  ka shkuar deri në gjykatë dhe ka përfunduar në 2017, ku Krenari duhet të paguante një shumë për të shlyer dënimin e tij.

Mirëpo aty ku të gjithë menduam se telashet e tij morën fund, ditën e sotme u zbulua se në fakt Çoçaj është duke u përballur në gjykatë edhe me një çështje tjetër që lidhet me një sherr që ka ndodhur përpara 3 vitesh në ‘Zone Club’ të Prishtinës. Ai bashkë me Leonard Hajdarin, Mentor Palokaj, Gramoz Mjekun e Burak Gërdovcin akuzohen se sulmuan  Shkëlzen Shalën dhe i shkaktuan lëndime të rënda Labinot Mehmetit.

Siç bëhet me dije dhe nga informacionet e ndryshme Çoçaj në momentin që ishte përleshur ka thënë edhe fjalët “Kam me tvra”.

Konflikti fizik ka vazhduar gjatë, Leonard Hajdari goditi me thikë Mehmetin dy herë në gjoks dhe një herë në bark, por s’mundi të vazhdojë më gjatë falë ndërhyrjes së truprojave. Në aktakuzë thuhet se tentativa për vrasje nga ana e Krenar Çoçajt ka ndodhur për shkak të një vajze.

Ndërkohë ai së fundmi ka qenë në vëmendje të medias për ndarjen e shumëpërfolur me Luana Vjollcën, pasi dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në Instagram, ndoshta shkak për ndarjen e tyre janë edhe telashet e ndryshme që Krenari e fut veten herë pas here. Por një gjë e tillë nuk është konfirmuar dhe mendohet se çifti është së bashku me pushime në Zvicër.

Burimi: Indeks Online.