Adelina Ismaili ka qenë e ftuar në emisionin ‘NIN’ së fundmi ku ka treguar për periudhën kur ajo mori vesh se ishte në pritje të një fëmije. Siç ka rrëfyer dhe këngëtarja e njohur ajo periudhë ndryshe nga nënat e tjera, për Adelnën ka qenë shumë e vështir dhe ajo është përballur me një seri ndjenjash, duke pasur parasysh se lajmi i shtatzënisë erdhi pak muaj pasi ajo kishte humbur nënën e saj.

Pak muaj pasi nëna e saj u nda nga jeta si pasojë e një sëmundje të keqe që vuante prej vitesh, Adelina mëson se do të bëhet nënë dhe siç ka treguar dhe ajo në atë moment nuk dinte çfarë të ndjente gëzim apo trishtim.

“Kam kaluar një fazë ekstremisht të vështirë. Mami ka ndërruar jetë në prill, unë kam mbetur shtatzënë në korrik. Ka qenë një intensitet ekstrem i ndjenjave. Përballja me humbjen e njeriut më të madh në jetë, pastaj me jetën që po zhvillohet brenda teje… Në një anë ka qenë gëzim i tepruar, në tjetrën dhimbje e tepruar. Për herë të parë jam rrëzuar prej peshës së ndjenjave. Më dukejse një anë e imja po ngrihej lart, tjetra po fundosej”, ka treguar ajo.

Por siç ka rrëfyer edhe këngëtarja gjërat ndryshuan pasi Uliksi erdhi në jetë dhe aty kuptoi se ai ishte një bekim dhe Adelina nuk kishte kohë të futësh në depresion, duke pasur parasysh se tani gjëja më e rëndësishme për të ishte rritja e djalit.




