Nga Shqipëria / E Hënë 12 Shkurt 2018, 19:07

Sherr mes Donës dhe Ambrës? Ish banoret bëhen gati të festojnë bashkë Shën Valentinin

Dy ish banoret e Big Brother 9 Dona dhe Ambra kanë qenë kohët e fundit në vëmendje të mediave pas një sherri që ndodhi midis tyre ku u përfol se shkak ishte një mashkull. Ato patën një sherr virtual ku shprehshin se shoqëria e tyre nuk ishte e vërtet. Por pas disa kohësh mesa duket marrëdhënia e tyre i është kthyer normaliteti.

Ato kanë postuar ditën e sotme një foto në ‘instastory’ ku shihen pran njëra-tjetrës dhe mesa duket të dyja kanë bërë plane për të festuar Shën Valentinin.

"Ne do ta kalojmë bashkë ‘Shën Valentinin’ po ju?", shkruhet mbi foto, duke konfirmuar në këtë mënyrë se midis tyre gjithçka është në rregull.