Nga Shqipëria / E Hënë 12 Shkurt 2018, 19:07

Kuq e Zinjtë pushtojnë Eurovizion 2018, deri tani 4 shqiptarë në garë

Mesa duket Eurovizioni këtë vit të  marr ngjyrat kuqezi duke qenë se deri tani pjesëmarrja e këngëtarëve me origjinë shqiptare po shkon në 4. Pas Eugent Bushpepës që do të përfaqësoj vendin tonë është edhe Ermal Meta që do të përfaqësoj Italin, por nuk merr fund me kaq, pasi në konkurrim do të jetë prezente dhe këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira që do të përfaqësoj Qipron.

Por së fundmi edhe Shpat Kasapi na ka surpizuar me deklaratën e tij se do të jetë pjesë e këtij evenimenti të rëndësishëm.

Ai ka qenë i ftuar ditën e sotme në Pop Culture, ku ka rrëfyer se mund të marri pjesë në Eurovizion 2018 si përfaqësues i Maqedonisë.

Ai ka treguar se në Maqedoni nuk funksionon si në Shqipëri, pasi atje këngëtarët dërgojnë produksionet e tyre dhe zgjedhin një fitues për ti përfaqësuar. Shpati konfirmojë se tashmë e ka dërguar këngën e tij dhe po pret një përgjigje.