Nga Shqipëria / E Hënë 12 Shkurt 2018, 18:06

Armela e BB9 bën rrëfimin e pazakontë: Kam qenë e lidhur me një si Christian Grey

Armela Hyseni ka qenë një nga konkurrentet e Big Brother 9 që pavarësisht se doli shumë shpejt fitoi dashurinë e publikut dhe jeta e saj përbën gjithmonë interes për mediat dhe fansat e saj. Ajo edhe pse ndryshe nga disa banorë të tjerë ka preferuar të jetë e tërhequr, shihet shpesh në intervista ku rrëfen diçka më shumë për jetën personale dhe jetën e saj.

Ish banorja së fundmi ka qenë e pranishme dhe në premierën e filmit të njohur ‘Fifty Shades Freed’ ku në një intervistë për ‘Thumb’ ka rrëfyer diçka që e ka habitur jo vetëm gazetarin por edhe publikun.

Kur ajo është pyetur nga gazetari se nëse e ka gjetur Christian Greyn e saj, Armela është përgjigjur: “E kam patur një si Christian Grey, prandaj nuk është se më bën përshtypje ai”, duke treguar në këtë mënyrë se ajo ka qenë e lidhur me një mashkull si personazhi i njohur i këtij filmi erotik.