
Fermat shpesh herë mbahen si qenie shumë delikate dhe të ëmbla që gjithmonë me karakterin tyre të ngrohtë i bëjnë për vete të gjithë. Por kujdes për ju që nuk e dinit ekzistojnë tre femra në bazë të shenjës së horoskopit që pavarësisht se mund të bëni gjithçka për ti bërë për vete ato janë të ftohta si ‘bora’ dhe është shumë e vështirë që t’ja dilni me to.
Këto shenja janë Binjakët, Virgjëresha dhe Bricjapi.
Binjakët –Femat e shenjës së Binjakut është shumë e zonja për të fshehur ndjenjat e saj të vërteta. Kur është në një marrëdhënie, edhe nëse ndihet nervoze ose e frikësuar prej refuzimit, ajo e mban brenda vetes. Ajo heziton të shpreh emocionet dhe rrallë e kupton nëse interesohet vërtetë. Asaj nuk i pëlqen të jetë vetëm, por përsëri e ka të vështirë t’i lërë njerëzit të shohin karakterin e saj të vërtetë.
Virgjëresha – Femrat Virgjëreshë kanë qëllime të mira, por shpesh ato paraqiten ndryshe. Kur është në një lidhje, nuk është lloji i femrës që fokusohet më tepër te partneri se te vetja. Kjo nënkupton që ndonjëherë edhe mund të harrojë të shpreh emocionet apo nevojat që ka. Asaj nuk i pëlqen kur e gjithë vëmendja fokusohet te ajo, dhe shpesh preferon ti mbajë gjërat për vete. Ajo mund të duket emocionalisht e distancuar, por kjo nuk do të thotë që nuk ka emocione. Kur ti fitoni 100% besimin, do keni mundësinë të shihni një person krejt ndryshe nga ajo që dukej.
Bricjapi – Në përgjithësi të lindurit e kësaj shenje njihen si njerëz të ftohtë. Një grua Bricjap është shumë pesimiste, dhe shpesh e mban veten larg emocioneve të thella. I pëlqen të kujdeset për veten dhe është shumë e pavarur. Lidhjet e dashurisë kërkojnë shumë përpjekje, ndërsa asaj i pëlqen ta mbajë fokusin në të tjera gjëra. Në fillimet e një lidhjeje, ajo është shumë e distancuar dhe e bën shumë të vështirë njohjen me ju./ Burimi: Joq.al.