Top Awards 2016 ishte një nga eventet e rëndësishme të para dy viteve që përveç çmimeve që artistët morën, do të mbahet mend dhe për konfliktet e ndryshme që lindën pas tij. Një prej tyre ishte edhe sherri i famshëm mes Ledion Liços dhe reperit të njohur Noizy, sherr ky që nisi pas një batute që Liço bëri, ku tha se Noizy shkonte në prova me Ferrarin e shokut. Kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga ana e këngëtarit, i cili nëpërmjet një postimi shpërtheu kundra moderatorit te njohur.

Që nga ajo kohë ‘Top Channel’ nuk transmetoi më asnjë këngë të Noizyt madje dhe portali online nuk shkruante më për reperin e njohur dhe siç u përfol edhe marrëdhëniet mes tij dhe Lori Hoxhës nuk ishin më të njëjta.

Por sipas Prive.al mesa duket gjërat së fundmi kanë ndryshuar dhe Top Channel ka filluar të shfaq lajme mbi reperin e njohur. Ndoshta dy personazhet e njohur më në fund e kanë sqaruar mosmarrëveshjen e tyre të bujshme.




