Nga Shqipëria / E Hënë 12 Shkurt 2018, 17:05

Ekspertët japin alarmin: Depresioni po rritet frikshëm, prek më shumë studentët

Depresioni çdo vit e më shumë ka filluar të bëhet një problem serioz që prek pothuajse të gjitha moshat, por më alarmante janë moshat nën 25, që përkon me kohën kur të rinjtë frekuentojnë universitetin. Edhe pse cilësohet si një nga  periudhat më të bukura të jetës për shumë persona të asaj moshe përkon edhe me kohën e pavarësisë personale dhe vendimeve të rëndësishme që duhet të marrin në jetën e tyre, prandaj dhe në shumë raste shoqërohet me problem serioze me ankthin, depresionin dhe stresin e madh.

Këtë gjë e ka vërtetuar së fundmi dhe një studim i kryer, i cili jep alarmin se sëmundjet mendore po fillojnë të rriten dita ditës tek grupmoshat e reja.

Ekspertët kanë nxjerr edhe disa faktorë të cilët ndikojnë në përhapjen e këtyre çrregullimeve.

Përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale është një nga faktorët kryesor që nxit konkurrencën mes jetës së vërtet dhe asaj virtual dhe sipas studimeve shumica e të rinjve jetojnë në jetën virtual.

Një tjetër faktor është dhe varësia ndaj telefonit celular i cili shoqërohet me pagjumësi, stres dhe ankth. Megjithatë këto nuk janë të vetëm komponent të cilët po shkaktojnë depresion tek të rinjtë, përdorimi i drogës, duhanit, alkoolit, konkurrenca dhe problemet financiare konsiderohen po aq fajtorë për shkatërrimin e shëndetin mendorë të të rinjve.

Të gjitha shtetet kanë dhënë një alarm për përhapjen e depresioni i cili shumë herë ka shkuar dhe në një fund tragjikë.

Siç mësohet nga një studim i kryer në Mançester në vit kryhen 75 vetëvrasje tek studentet nën 25 vjeç dhe vetëflijimi kryhet ne muajt prill dhe maj , që përkojnë me muaj provimesh.