Nga Shqipëria / E Hënë 12 Shkurt 2018, 16:04

Alarmohet shkolla 9-vjeçare në Tiranë: Brenda në klasë bie suvaja dhe lëndon mësuesen

Ditën e sotme ka ndodhur një ngjarje e rënd në një nga shkollat e Tiranës, që vërteton dhe një herë se infrastruktura në ambiente e shkollës përbën një rrezik për nxënësit dhe mësuesit.

Ditën e sotme në shkollën 9-vjeçare 'Osman Myderizi' në një nga klasat ku po zhvillohesh mësim ka rënë suvaja e tavanit. Suvaja ka rënë mbi mësuesen me iniciale E.P, duke e lënë atë të dëmtuar.

Ajo është shoqëruar menjëherë në spital dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë në ambientet e shkollës ka shkuar policia e cila po merret me zbardhjen e ngjarjes.