Edhe pak ditë kanë mbetu nga dita e madhe e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku kohët e fundit është përfolur shumë se pjesë e koncertit madhështor që do mbahet në Prishtinë do të ishte edhe këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora, e cila ashtu dhe siç u përfol nuk do të merrte asnjë lek për të performuar përpara bashkëkombësve.

Por sipas informacioneve të fundit një gjë e tillë nuk do të ndodh dhe Rita nuk do të jetë për 10-vjetorin e vendlindjes së saj dhe kjo për arsye fondesh. Siç është bërë e ditur nga gazeta 'Blic' institucionet e Kosovës kanë dështuar me sigurimin e 300 mijë eurove që kushton ardhja e saj dhe të ekipit në Kosovë, duke përfshirë madje dhe biletat dhe akomodimi.

Gjithashtu ekipi i Ritës kërkon standarde të larta për të performuar, gjë që janë shumë të kushtueshme për Kosovën.

Duke qenë se Rita tashmë është kthyer në një personazh ndërkombëtar e madje 'brand', ardhja e saj nuk mund të bëhet pa ekipin që e ndjek atë në çdo vend dhe që kërkon sigurisht që të paguhet. Ndërkohë ajo ende nuk ka reaguar për ketë gjë pasi është duke shijuar pushimet e saj.


