Nga Shqipëria / E Hënë 12 Shkurt 2018, 14:02

Shpat Kasapi më romantik se kurrë, na prezanton me të dashurën marokene

Shpat Kasapi që pas ndarje nga Afërdita Dreshaj nuk është përfolur më për asnjë lidhje serioze. Ai është fotografuar shpesh nën shoqërinë e vajzave të ndryshme, por që kanë qenë thjesht mikesha ose fanse të këngëtarit, pasi me asnjërën nuk ka konfirmuar diçka.

Por mesa duket këngëtari i njohur së fundmi po përjeton një histori dashurie dhe jo me një shqiptare por me një marokene.

Ai ka postuar një foto ku shfaqet pranë një vajze bune shumë joshëse dhe përkrah fotos ka shkruar :” Vajzat marokene krijojnë ylberet…Lamar, zëri dhe personaliteti yt më bëjnë mua të bukur”, një dedikim shumë romantik ky nga ana e Shpatit.