Ilda Bejleri para disa ditësh ngriti kureshtjen e të gjithëve me një postim që bëri ku lajmëronte se do fillonte një projekt të ri në Digitalb. Mirëpo ajo preferoi që të mos reagonte mbi këto lajme dhe të vazhdonte punën e saj duke mos e zbuluar se për çfarë bëhet fjalë.

Sot ajo ka vendosur më në fund të tregojë diçka më shumë lidhur me këtë temë. Moderatorja e njohur ka postuar një foto në instgaram, ku shihet në një shkollë baleti dhe në përshkrim të fotos ajo ka shkuar: “Kërcimi është gjuha e fshehur e trupi. Së shpejti në Digitalb”, duke treguar kështu se shumë shpejt do të nisë një emision që ka të bëjë lidhje me kërcimin.

Mesa duket moderatorja ka hequr dorë nga sporti për një periudhë për t’ju përkushtuar këtij emisioni, që mendohet se do jetë në formën e reality showt.



