
Mbrëmjen e kaluar një vjedhje spektakolare ka ndodhu në autostradën Tiranë-Durrës, ku disa persona të paidentifikuar kanë vjedhur një hotel në momentin që roja ishte në gjumë.
Sipas informacioneve mësohet se disa persona të paidentifikuar ende nga policia kanë grabitur kasafortën e hotelit ‘Delta’ dhe ja kanë mbathur pasi kanë gjetur mundësi, duke qenë se roja ishte në gjumë.
Nuk dihet ende se sa ka qenë shuma e vjedhur, po gjithçka është vënë re vetëm mëngjesin e sotëm kur pronari i hotelit ka parë kasafortën e zbrazur.
Ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe gjetjen e autorëve. Në ndihmë të tyre do të vihen edhe filmimet nga kamerat e sigurimit.