Nga Shqipëria / E Hënë 12 Shkurt 2018, 13:01

Presidenti Meta zgjedh përshëndetjen më speciale në prag të pavarësisë së Kosovës

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që ditën e sotme ta nisi ditën duke ju urua shqiptarëve mëngjesin me një mënyrë të veçantë. Ai me rastin e afrimin të festës së pavarësisë së Kosovës ka postuar një foto ku shfaqen 40 vajza nga Kosova, të cilat e kanë të gjitha emrin Saranda.

“Të dashur miq, ju përshëndes sot me fotot e 40 Sarandave në Sarandë, në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës!”, shkruan Presidenti Meta në postimin e tij në facebook.

Vajzat prej disa ditësh kanë bërë një udhëtim drejt Sarandës me rastin e Pavarësisë së Kosovës. E veçanta e tyre është që të gjitha quhen Saranda dhe për këtë arsye kanë vizituar qytetin bregdetar, ndonëse jemi në sezonin dimëror.